Kryeminstri Edi Rama i konsideroi akuzat e Presidentit Meta ndaj qeverisë së tij për ngjarjen e Kakavijës, si një sebep të rradhës të presidentit.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan:
“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”
Më herët, Presidenti Meta deklaroi se qeveria është përgjegjëse për situatën e krijuar në Kakavijë