Rama akuzon PD se ka tentuar të përzë të moshuarit nga qendra e vaksinimit në Malësinë e Madhe

Nga Exit News
Rama akuzon PD se ka tentuar të përzë të moshuarit nga qendra e vaksinimit në Malësinë e Madhe

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se ka dërguar njerëz të dëbojnë të moshuarit nga qendra e vaksinimit.

Rama i bëri komentet gjatë një takimi elektoral të mërkurën në Shkodër, ku prezantoi kandidatët për deputet në këtë qark.

Kryeministri tha se incidenti kishte ndodhur në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe, që disa përfaqësues të PD pretendonin se ishte qendrën e numërimit dhe duheshin larguar të moshuarit.

… e kuptoni se me çfarë lloj talebanësh kemi të bëjmë ne dhe këtë do e kuptojnë ata shkodranët e vjetër, sepse ata bëjnë sikur shohin djallin vetë kur shohin PS, e më shohin si komunist mua, nipin e Zef Kolombit, mua, që nëna ime shkodrane më bëri katolik”, tha Rama.

Më herët, ai u shpreh se qeveria kishte shpëtuar trashëgiminë kulturore të dinastisë Marubi në Shkodër dhe kishte rindërtuar teatrin Migjeni.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>