Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Open, në Top Channel për marrëveshjen me Greqinë për detin, ka sqaruar se:
1 – Ai nuk ka folur asnjëherë me Kryeminsitrin grek në lidhje me marrëveshjen e detit. Kryeministri sqaron se nuk e ka bërë këtë gjë në asnjë nga bisedat dhe telefonat që ka pasur me Mitsotakis:
“Nuk kemi folur ende për këtë çështje, as kur jemi ulur në takimin e parë në OKB, as kur jemi ulur në takimin e dytë në Athinë. Kemi folur në telefon dy herë me kryeministrin grek, një herë për tërmetin dhe njëherë për rihapjen pas karantinës së Covidit”.
2 — Qeveria Shqiptare dhe greke nuk kanë biseduar asnjëherë për këtë çështje pas ardhjes në pushtet të Mitsotakis, në korrik 2019.
“Qeveria jonë dhe qeveria greke nuk kanë biseduar asnjëherë dhe nuk kanë këmbyer asnjë opinion për këtë çështje, qyshse në krye të punëve në Greqi ka ardhur zoti Micotaqis”.
3 — Të gjitha bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë zhvilluar me qeverinë e mëparshme pa arritur një marrëveshje përfundimtare.
“Negociatat për arritjen e një marrëveshjeve për të ashtuquajturin delimitim të ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, i kemi zhvilluar me qeverinë e mëparshme greke dhe marrëveshja nuk është arritur të mbyllet”.
4 —Grupi negociator i emëruar nga presidenti i Republikës për marrëveshjen e detit tashmë është i paplotë për shkak të ndryshimit të pozicioneve të disa anëtarëve të zgjedhur në të për shkak të detyrës. Para se të nisin negociatat grupi duhet të ndryshohet dhe kjo bëhet vetëm me miratimin e presidentit të Republikës.
“Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator.Plotfuqinë e grupit e jep Presidenti”.