Kryeministri Rama përgënjeshtroi deklarata e PD-së për mosfunksionimin e inceneratorit të Elbasanit. Rama tregoi në emisionin Opinion, se inceneratori i Elbasanit punon, “madje ka prodhuar energji për vete dhe për rrjetin”.
Ai tha se inceneratori i Fierit do të fillojë punën në dhjetor, pas ndalimit të punës prej protestave të qytetarëve. Kryeministri tregoi se Basha kur ka qënë në pushtet ka dashur të ndërtojë një landfill në Sharrë, i cili u ndalua nga PS.
“37 mijë lek për ton, 30 euro për ton, me një investim prej 36 milionë euro dhe më pas i jepet privatit, për landfillin e Sharrës.
Lulzim Basha ka dashur të bëj një koncesion, të gabuar nga pikëpamja logjike, sepse ka dashur të japë para nga shteti dhe të japë me koncesion menaxhimin.
Këtë e ndaluam ne, dhe kjo është arsyeja reale pse Basha del e bërtet. Në Sharrë po ndërtohet një investim pa asnjë lek nga shteti”.
Kryeministri, ndërkohë, nuk pranoi një ndërhyrje të kryetarit të PD-së Basha në emision për të sqaruar kontratën.