Partia Demokratike ju përgjigj kryeministrit Rama për përcaktimin e tij ndaj kreut të opozitës si shalqi me provë.
Përfaqësuesi i PD-së ervin Salianji i tha Kryeminisitrit se nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli. Në 7 vjet e nisi me premtime, po e mbyll me mashtrime.
“Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!
Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot.”
Ky reagim erdhi pasi Rama pyetjes së gazetares për rishikimin e taksës progresive dhe për planin e rimëkëmbjes së propozuar nga Basha, ju përgjigj:
“Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë, Domethënë i pangrënshëm se nuk është i ardhur nga hëna, po ka qenë në provë disas herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti.”