Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar 1713 pasuri dhe ka referuar në SPAK 223 raste.
Këto shifra i bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp të martën.
Ai pohoi se OFL ka goditur 30 grupe kriminale.
“Ka vijuar intensivisht lufta kundër krimit të organizuar. Kulmi i kësaj lufte ka qenë veprimtaria e OFL, që aktualisht numëron sekuestrimin e 1713 pasurive dhe referimin në SPAK të 223 rasteve. Ndërkohë, 103 anëtarë të organizatave kriminale janë arrestuar dhe janë 30 grupe të goditura, si dhe 628 pasuri të sekuestruara.”
Në lidhje me vrasjet këtë vit, Rama pohoi se janë rregjistruar 45 të tilla në periudhën janar-nëntor 2020. Ai pohoi se numri i vrasjeve është ulur me 7 krahasuar me vitin e kaluar.
“Nëse i referohemi mesatares së disa viteve përpara se sa të merrnim detyrën, jemi gjysmë për gjysmë. E keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund, por nga një vend ku kishte mesatarisht 1 vrasje në cdo 2-3 ditë, kemi një vend që po stabilizohet pranë mesatares së BE”, raportoi Rama.