Rama bisedë me ministrin Dendias për zhvillimet e fundit rajonale

Nga Exit News
Rama bisedë me ministrin Dendias për zhvillimet e fundit rajonale

Kryeministri Edi Rama bëri një bisedë telefonikë me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias të martën.

Këtë e njoftoi ministri grek Dendias në rrjetet sociale. Ndërsa kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë lajmërim lidhur me bisedën.

Ai shkroi se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet më të fundit rajonale.

Parlamenti grek pritet të miratojë në seancën e tij të parë, në 11 janar, dekretin e miratuar nga Këshilli i Shtetit grek për zgjerimin e ujërave territorial në detin Jon me 12 milje.

Mediat greke shkruan se zgjerimi do të jetë nga pika më veriore e Rajonit të Ishujve Jon në Kepin Tainaro.

Po ashtu, media në Greqi shkruajnë se ky dekret shërben si sinjal për Turqinë.

Në 25 dhjetor, Këshilli i Shtetit grek miratoi dekretin për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje.

Kjo i jep të drejtë shtetit grek të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Ky vendim vjen pas dy muajsh ku u njoftua se marrëveshja e detit mes Shqipërisë e Greqisë do të zgjidhej nga drejtësia ndërkombëtare.

Më 20 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Ndërsa disa ditë më parë, Rama theksoi se ky dekret i Greqisë nuk ka lidhje me çështjen ende të pazgjidhur mes Shqipërisë e Greqisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>