Rama: Bllokuesit e fluturimeve në aeroport do të ndiqen penalisht

Nga Exit News
Rama: Bllokuesit e fluturimeve në aeroport do të ndiqen penalisht

60 kontrollorët e kompanisë së monitorimit të trafikut ajror Albcontroll do të kallëzohen penalish. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter, pas vendimit për pezullimin e fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”, për shkak të grevës së nisur prej tyre, për uljen e pagës.

“Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare”, shkroi Rama në Twitter, pas dështimit të bisedimeve mes kontrollorëve dhe ministers së Infrastrukturës Balluku.

Ai akuzoi si fajtorë të këtij bllokimi, Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha:

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>