
Gjatë takimit me sipërmarrësit e Shoqatës së Ricikluesve, për të festuar miratimin e ligjit për lejimin e importit të mbetjeve—të përcaktuar si “mbetje të përzgjedhura” për përdorimin si lëndë të parë për fabrikat e riciklimit, Kryeministri Rama pohoi:
Prerja qoftë edhe e një peme do të përbëjë vepër penale. Do ta bëjmë me ndëshkim penal, jo vetëm administrativ siç është, me gjobë.
Nuk dihet nëse Kryeministri nuk e di vërtet apo bën sikur nuk e di, por në ligjin e sapo miratuar për plehrat, futja e mbetjeve të rrezikshme në vend, përfshi ato radiaktive e toksike, dënohet me gjobë 20 mijë euro.
Pra, kjo është filozofia mjedisore e Kryeministrit: kush pret pa leje një peme përfundon në burg, ndërsa kush importon plehra është shpëtimtar i ekonomisë. Madje nëse ndonjëri nga “shpëtimtarët” trafikon në vend mbetje radiokative ai qortohet me një gjobë të vogël.