Rama: Burg për ata që presin pemë, gjobë për ata që sjellin mbetje toksike

Rama: Burg për ata që presin pemë, gjobë për ata që sjellin mbetje toksike

Gjatë takimit me sipërmarrësit e Shoqatës së Ricikluesve, për të festuar miratimin e ligjit për lejimin e importit të mbetjeve—të përcaktuar si “mbetje të përzgjedhura” për përdorimin si lëndë të parë për fabrikat e riciklimit, Kryeministri Rama pohoi:

Prerja qoftë edhe e një peme do të përbëjë vepër penale. Do ta bëjmë me ndëshkim penal, jo vetëm administrativ siç është, me gjobë.

Nuk dihet nëse Kryeministri nuk e di vërtet apo bën sikur nuk e di, por në ligjin e sapo miratuar për plehrat, futja e mbetjeve të rrezikshme në vend, përfshi ato radiaktive e toksike, dënohet me gjobë 20 mijë euro.

Pra, kjo është filozofia mjedisore e Kryeministrit: kush pret pa leje një peme përfundon në burg, ndërsa kush importon plehra është shpëtimtar i ekonomisë. Madje nëse ndonjëri nga “shpëtimtarët” trafikon në vend mbetje radiokative ai qortohet me një gjobë të vogël.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>