Kryeministri Edi Rama dënoi vendimin e Këshillit Bashkiak në Kukës për heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, Veton Surroit.
Në një postim në Tëitter, Rama i kërkoi Parlamentit të bëjë ndryshime në ligjin për caktimin e titujve dhe medaljeve.
Postimi i plotë:
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.
Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”