Rama dhe opozita përplasen për projektin e Unazës së Madhe

Nga Exit News
Rama dhe opozita përplasen për projektin e Unazës së Madhe

Kryeministri Edi Rama publikoi, të hënën, videon informuese për devijimin e trafikut në sheshin Shqiponja, për shkak të punimeve në këtë aks, që nisin sot.

Përmes një postimi në Facebook, Rama sulmoi dhe opozitën duke shkruar se për shkak të protesteve, bllokuan për 3 vite punimet, ‘ata që i lanë rrugët rrugëve’.

Menjëherë pas Ramës, reagoi dhe Partia Demokratike, përmes përfaqësuesit të saj Dorian Teliti.

Në një postim në Facebook, Teliti shkroi se ‘për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut.’

Teliti kujtoi dhe aferën korruptive të lidhur me këtë projekt:

“Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania.

48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.

Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100 për qind të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare.”

Ai theksoi se kjo aferë ndërkombëtare €48 milionë u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>