Kryeministri Edi Rama premtoi se qeveria po punon që të hap mundësinë e eskportit të mishit shqiptar në Lindjen e Mesme.
“Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë në këtë standart është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme, që është pastaj një volum i madh. E kërkojnë mishin, se ne e kemi krijuar interesin, por zinxhiri tani këputet sepse këtu nuk ka ende standarte”, u shpreh ai, gjatë një vizite në një prej fabrikave të përpunimit të mishit në Vorë, të mërkurën, për promovimin e punës së AZHBR-së.
Ndërsa, pronari i fabrikës u shpreh se kishte “informacione nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe në origjinën e kemi nga Tepelena”.
Rama gjatë vizitës edhe në dy fabrika të tjera në Vorë u shpreh se ato duhet të shërbejnë si “shembuj që kush ka vizion, ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë se jashtë shtetit”.