
Kryeministri Edi Rama u ofrua të pikturojë murin e godinës që do të kujtojë eksodin e shqiptarëve në 8 gusht 1991.
“Ofrohem falas që të ngjyros murin e asaj godine (godina që do të kujtojë eksodin), edhe pse besoj pa bukë nuk do të më lini. Ne themi; ‘ha, ha’. Ndihemi të fyer kur dikush thotë; ‘jo nuk dua’.”, – iu drejtua Rama, krybashkuakut të Barit.
Propozimi i Ramës u mirëprit nga kryebashkiaku i Barit, i cili e ftoi të kthehej në 8 gusht sërish për të mbajtur fjalën.
Rama bëri homazhe edhe në përkujtimoren e vendosur në vendin ku humbi jetën shqiptari i madh Luigj Gurakuqi. Ai u vra më 2 mars 1925 nga Baltjon Stambolla në një kafe në Bari.