Kryeministri Rama pranoi bisedën me Drejtorin e Ministrisë së Brendshme Arben Keshi gjatë zgjedhjeve në Dibër.
“Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qënë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Kryeministri në Twitter.
Në përgjim dëgjohet Edi Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe e pyet nëse e ka realizuar objektivin dhe nëse ka folur me komisionerët.
Arben Keshi: Hë Shefi
Edi Rama: Hë mo si duket?
Arben Keshi: Po mirë, mirë te pritshmëritë jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thu?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre që na thonë komisionerët e kemi realizuar. […]
Edi Rama: Më mirë po hë, se ci do sherret. Dëgjo po ti mendon se e kemi realizuar objektivin eee?
Arben Keshi: Për këtu te unë, them që po. Mund të lëvizë pak, po nga ata që na kanë thënë komisionerët kemi pritshëmri të mëdhaja.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top eee?
Arben Keshi: Po po i kam pas shumë të mirë.
Edi Rama: Ok mirë vllai, hajde.
Arben Keshi: Ishalla, mirë rrofsh faleminderit.
Edi Rama: Ciao Ciao.