Rama fajëson opozitën për shpërndarjen kaotike të ushqimeve në Fier

Nga Exit News
Rama fajëson opozitën për shpërndarjen kaotike të ushqimeve në Fier

Kryeministri Edi Rama akuzoi të martën Partinë Demokratike se po rrezikon jetën e qytetarëve të Fierit duke inskenuar probleme në shpërndarjen e ndihmave sociale.

PD denoncoi përmes ish-deputetit Luan Baci problemet me shpërndarjen e ushqimeve për familjet në nevojë të komunitetit rom në Fier.

Në një postim në Twitter, Rama e konsideroi çnjerëzore dhe përpjekje për të gënjyer publikun:

“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke përdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë!”

Baci reagoi më pas duke theksuar se videot ishin dërguar nga banorë dhe se situata ishte e përsëritur edhe në Levan.

Në pamjet e shpërndara nga opozita shihen dhjetëra qytetarë të komunitetit rom të cilët janë grumbulluar në pritje të shpërndarjes së pakove ushqimore nga qeveria vendore.

Zyrtarisht me akt normativ është e ndaluar grumbullimi i njerëzve, kjo si masë kufizuese e përhapjes së epidemisë.

Opozita thekson se pushteti lokal nuk ka treguar përgjegjësi në administrimin e situatës duke rrezikuar edhe jetët e banorëve.

PO NDODH TANI NE BASHKINE FIER.Nje situat e tille, shume e rrezikshme, eshte e perditshme.Organizim i çorganizuar, nga bashkia.Sasia e ndihmave shume e vogel, ne krahasim me nevojat dhe numurin e banoreve.Fieri po rrezikon shume, ne perhapjen e koronavirusit, me grumbullime te tilla, jashte çdo, rregulli duke qene se eshte nje nga bashikit me te prekura nga COVID-19Kete video dhe shume te tjera si kjo, do te bente mire Z Subashi qe tja tregonte dhe Ambasadores Amerikane Znj Yuri Kim dhe mos ta disiformoj.

Gepostet von Luan Baci am Dienstag, 14. April 2020

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>