
Kryeministri Edi Rama postoi një video në Faceboo, duke falenderuar mjekët për punën e palodhur në luftën kundër Covid-19.
Videoja tregon momentin e testimit të qytetarëve në shtëpi me shkrimin:
“Një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”
Mjekët pjesë e videos pohuan se ka patur një rritje të kërkesave të qytetarëve për tu testuar duke theksuar se misioni i tyre i vetëm është lufta me koronavirusin.