
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar “patronazhistët”, vullnetarët dhe anëtarët e PS-së në të gjtihë vendin për punën drejt firores së PS-së.
“Unë ju jam mirënjohës ju, patronazhistëve dhe të gjithë vullnetarëve të PS-së në të gjtihë Shqipërinë”, tha Rama të shtunën nga Durrësit, gjatë një takime me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Ai u shpreh se “PS nuk ëshët Edi Rama, nuk janë disa ministra apo disa deputetë, PS është rrjet i organizuar njerëzish të të gjitha moshave në të gjithë Shqipërinë, të organizuar dhe të angazhuar për të përcjell mesazhin dhe marrë rezultatin”.
Rama i porositi të rinjtë e PS-së të mos lejnë:
“Derë pa trokitur, mos lini njeri pa takuar, mos lini bashkëmoshatar pa dëgjuar dhe përballë të mërziturve, mbajini aty dhe shpjegojini me fjalët tuaja, se dhe secili prej jush [..] e ndjen peshën e stresin na keni këtu që na shtyn përpara pakënaqësia”.