Në një mbledhje të fshehtë të KKT-së, Kryeministri thyen moratoriumin e bllokimit të ndërtimeve në Tiranë
Kryeministri Rama firmosi lejen pёr ndёrtimin e një godine 13 katёshe, nё hyrje tё Liqenit të Tiranës. Leja ёshtё miratuar nё njё mbledhje tё fshehtё tё Kёshillit Kombёtar tё Territorit nё datёn 9 Shtator. Asgjё nuk ёshtё bёrё publike nga qeveria pёr kёtё mbledhje. Leja e ndёrtimit ёshtё dhёnё per pallatin në zonёn pёrballё Fakultetit Ekonomik, nё Rrugёn e Elbasanit. Ndёrtesa do tё jetё godinё banimi dhe shёrbimesh dhe do tё ndёrtohet nga Balfin Group me pronar biznesmenin, Samir Mane.
Firmosja e lejes së ndërtimit është kryer në kundërshtim me moratoriumin e vendosur nga Kryebashkiaku Veliaj. Moratoriumi pezullon tё gjithё lejet e ndёrtimit nё Tiranё pёr njё vit. Zona ku do tё ndёrtohet godina 13-katëshe, ka qenë pjesё e Parkut tё Liqenit Artificial por në vitin 2004, me firmёn e ish-Kryeministrit Nano dhe ish-Krytarit te Bashkisё Edi Rama, ёshtё hequr si pjesë e këtij parku. Mё vonё, nё vitin 2006 ajo u kthye nё zonё ndёrtimi me firmёn e ish-Kryeministrit Berisha dhe ish-Kryebashkiakut Rama.
Bashkё me kёtё leje, Kryetari i KKT, Rama ka firmosur edhe pesё leje tё tjera ndёrtimi nё Tiranё.