Kryeministri Edi Rama fshiu videon përshëndetëse nga bregdeti i Velipojës disa minuta pasi e publikoi. Ai e hodhi videon, të dielën në mëngjes, pas masakrës së ndodhur në Velipojë, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.
Pas publikimit të video me bregdetin e Velipojës, komentuesit vërshuan duke e kritikuar kryeministrin. Disa nga komentet ishin:
“Edvin këtë realitet të dhimbshëm duhet të shohësh, jo reklamat e tua”.
“O njeri, në Velipojën tënde të dashur janë vrarë 4 persona për shezlona”.
“O shoku po ti ku jeton, se na e hoqe trurin. Atje janë vrare 4 veta”.
“Vëri gishtin kokës, lëre propagandën”.
Rama e ka zëvendësuar atë me një video propagandë nga investimet e qeverisë në shëndetësi.