Shumica socialiste ka ftuar PD-në dhe LSI-në në Këshillin Politik, pasditen e së mërkurës, 22 korrik.
Kryeministri Rama, përmes një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentit që të vijë në Këshill për të negociuar me PS-në dhe opozitën në parlament për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.
Një ditë më parë, Rama dhe tre grupet parlamentare në opozitë firmosën marrëveshjen për reformën zgjedhore.
Pikat kryesore të marrëveshjes janë:
- Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit në datë 23 Korrik në Parlament.
- Miratimi i ndryshimeve në Kushtetutë që ndalojnë koalicionet parazgjedhore në datë 30 Korrik në Parlament.
- Vijimi i dialogut më opozitën jashtëparlamentare për dakordësi në reflektimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve Kushtetuese në pikën 2.
- Miratimi i Reformës Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR përpara konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.