Kryeministri Edi Rama i jep të drejtë Ambasadorit amerikan Lu dhe shprehet se është i gatshëm të takoj Kryetarin e PD-së Basha, në çdo moment.
Në një takim me student të juridikut dhe magjistraturës në Kryeministri, Zoti Rama tha se:
Dëgjova Ambasadorin Lu dhe i jap plotësisht të drejtë. I jap plotësisht të drejtë Ambasadorit, jemi në një situatë absurd. Gati të takohem me Bashën në çdo orë edhe natën. Gati të takohem çdo orë, por të kenë propozim të pranueshëm.
Dëgjova ambasadorin amerikan para pak çastesh edhe është, unë e mirëkuptoj plotësisht sepse në këtë qerthull ka një moment absurd dhe absurdi të lodh. Tha të takohen. Unë ndërkohë po sot thashë, jo vetëm ditën, por edhe natën. Në çdo orë. Mjafton të kem një propozim që të jetë i pranueshëm.
Sot nga Holanda erdhi mesazhi i opozitës që propozimin e ke në tavolinë. Unë e marrë por siç e dëgjuat nga ambasadori nuk pranohet nga Shtetet e Bashkuara. Dhe nga Bashkimi Evropian jo e jo! Pasi qëndrimet janë të njëjësuara.