Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar studentëve ekselentë të paraqesinë idetë e tyre për mandatin e tretë të socialistëve, në adresën ‘gatipërshqipërinë@kryeministria.al’.
Në një postim në tëitter, të martën, Rama njoftoi se në këtë adresë studentët mund të kontaktojnë me ministrat ose me vetë kryeministrin për të paraqitur idetë ose gadishmërinë për tu përfshirë në qeveri.
Kjo është nisma e dytë propagandistike e Ramës për të krijuar idenë se po hap partinë tek të rinjtë. Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit njoftoi edhe rihapjen e shkollës së lidershipit brenda PS-së.
Ndërsa para fushatës zgjedhore, ai hapi platformën ‘Deputeti që duam’, ku mund të aplikonin për të qenë kandidat për deputet kushdo.