“Sfida e krizës së refugjatëve duhet të adresohet në Turqi. BE të bëjë negociata politike dhe jo vetëm ekonomike me Turqinë”, është ky rekomandimi i fundit që i jep kryeministri Rama krerëve të Bashkimit Evropian për krizën e refugjatëve. Kryeministri vazhdon të flasë për politikën globale duke bërë kritika e duke dhënë këshilla krerëve të BE-së dhe harron krizën me emigracionin që ka përfshirë vendin e tij.
Në dy vite të qeverisë Rama janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë rreth 70 mijë shqiptarë. Numri i emigrantëve shqiptarë shkon në rreth 100 mijë, nëse përfshihen edhe shifrat e emgirimit drejt vendeve të tjera të BE-së. Rama nuk e pranon krizën dhe këmbëngul se refugjatët shqiptarë që kanë mbërritur në Gjermani vijnë nga Greqia. Ky pretendim i Kryeministrit është rrëzuar disa herë nga autoritet gjermane të cilët kanë sqaruar me statistika zyrtare se shumica e emigrantëve shqiptarë vijnë nga Shqipëria.
Kryeministri Rama asnjëherë nuk e ka pranuar këtë shifër alarmante të emigrimit pasi kjo dëshmon dështimimin e qeverisjes së tij në dy vjet. Kryeministri vazhdon e këshillon liderët botërorë se si të zgjidhin krizën e refugjatëve ndërkohë që prej tij priten shpjegime pse shqiptarët po largohen nga vendi i tyre.