Kryeministri Edi Rama i dorëzoi të martën detyrën e ministrit të jashtëm, Olta Xhaçkës.
Gjatë fjalës së tij, Rama pohoi se kjo detyrë ka qënë barrë e shtuar për të dhe erdhi si rezultat i një ngërçi institucional.
“Duke qenë i detyruar që ta kryesh detyrën në mënyrë të penguar qysh në krye të herës, si rezultat i një ngërçi absurd, të krijuar institucionalisht.
Pa diskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte e panevojshme, sepse Genti ka pasur dhe i ka kapacitet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht.”
Rama falenderoi Cakën për punën e tij gjatë kësaj periudhe duke shtuar se ja ka dalë me dinjitet sfidave.