Rama i jep leje ndërtimi Mihal Delijorgjit

Rama i jep leje ndërtimi Mihal Delijorgjit

Kryeministri Rama ka firmosur lejen e ndërimit për Mihal Delijorgjin, i dënuar nga drejtësia si një prej autorëve përgjegjës për ngjarjen në Gërdec. Në mbledhjen e KKT-së, së 9 shtatorit, Rama ka firmosur gjashtë leje ndërtimi, një ndër të cilat ishte për kompaninë Parc Construction, me pronar Mihal Delijorgjin. Sipas gazetës Shqiptarja.com, Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi miratimin e Lejes së Ndërtimit për Godinë banimi dhe shërbimesh 9 kat mbi tokë dhe 2 kat parkim nën tokë, në Rrugën e Kavajës.

Ka vetëm dy vite që  Mihal Delijorgji ka përfunduar dënimin me burg si përgjegjës për vrasjen e 26  shtetasve, nga shpërthimi i fabrikës së municioneve në Gërdec. Edi Rama pati premtuar se me të ardhur në pushtet, do të rihapte dosjen e Gërdecit për të vënë drejtësinë në vend, për 26 viktimat e kësaj tragjedie e ndodhur në mars 2008.

Jo vetëm që nuk është rihapur dosja e Gërdecit, por Rama favorizon me leje ndërtimi, njërin prej personave  përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit duke i dhënë leje ndërtimi për kompaninë e tij. Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar dëmshpërblim për të afërmit e tyre të vrarë nga shpërthimi i fabrikës së armëve në Gërdec.

Zoti Rama pati premtuar se me të ardhur në pushtet do t’i jepte zgjidhje kësaj çështje por deri tani as që është kujtuar. Autori i ngjarjes që shkaktoi 26 viktima në Gërdec është shpërblyer me leje ndërtimi, ndërsa familjarët e viktimave vazhdojnë të enden dyerve të gjykatave duke kërkuar drejtësi për të afërmit e tyre të vrarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>