Kryeministri Rama i ka kërkuar opozitës në parlament që të votojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit, për të respektuar punën e Këshillit Politik dhe dakordësinë mes gjithë forcave politike.
Rama tha se marrëveshja e 5 qershorit është shkruar nga PD dhe plotëson të gjithë kërkesat e saj. Shumica socialiste nga ana tjetër, sipas Ramës, ka bërë vetëm lëshime dhe nuk ka kërkuar asnjë favorizim nga formulat apo skemat.
‘Ne mund të merrnim bonuesin për partinë e parë në këmbim të dhënies përgjigje të kërkesave tuaja, nëse do të kishim synim përjashtonim ata që janë jashtë, pasi parti e parë dihet se kush del, tha Rama, por se një gjë të tillë PS nuk e ka bërë sepse ‘do të ishte fyerje e madhe në skenën politike dhe shfrytëzim i rrethanave të këtij parlamenti, të përkohshme.’
Rama tha se PS madje ka bërë shumë lëshime për të plotësuar kërkesat e PD-së, si për shembull mos depolitizimin e adiministratës zgjedhore, rekomanduar nga OSBE/ODHIR , por e kundërshtuar nga PD e LSI.
Votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Rama e quajti ‘votim për Lulzim Bashën’.