Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ndjesë qytetarëve nëse i ka ofenduar me komentet e tij në Facebook:
“Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia ketu, ndjese! […] Une s’kam kurresesi asgje personale me askend, thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne e fyejne pa frena fare! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu… Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ky qe jam”.
Kryeministri ka sulmuar edhe opozitën e mbështetësit e saj, të cilët komenojnë në facebook e tij, duke thënë:
Ka dhe disa demokratikas qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare. [..] meqe ra llafi, jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis, Grupi 7X7=42 e kam llafin”.