Rama i kërkon PD-së të ndryshojnë Kodin Zgjedhor sipas atyre kushtetuese të miratuara në Kuvend

Nga Exit News
Rama i kërkon PD-së të ndryshojnë Kodin Zgjedhor sipas atyre kushtetuese të miratuara në Kuvend

Pas marrëveshjes së arritur me opozitën parlamentare, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar opozitës jashtëparlamentare të bien dakord për ndryshime të mëtejshme në Kodin Zgjedhor, që imponohen nga ndryshimi i Kushtetutës.

Por demokratët i quajnë ndryshimet e miratuara në parlament si shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik mes të gjitha palëve, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Kjo sepse parlamenti miratoi heqjen e parashikimit për koalicione parazgjedhore në Kushtetutë.

“Të mos bëjnë gabimet e të shkuarës duke refuzuar tryezat dhe të vijojmë punën sëbashku. Heqja e paragrafit kushtetues ku përcaktohet formula e koalicionit nuk do të thotë se do të ndalohen koalicionet, ato do të formulohen në ligjin zgjedhor.” – tha Rama.

3 komente

  1. t 22 Korrik, 2020 në 7:13 am

    Mjere pd po ra ne kete kurth te ri te ketij km qe po dhjet nga frika se nuk mund te rroje pa qene km

  2. arseni 22 Korrik, 2020 në 10:49 am

    mendoj qe opozita e verete duhet te shkoje ne takimin e propozuar nga Rama , dhe te perfaqehet nga LB dhe MK. Gjithashtu te shkoje edhe presidenti Meta e tia perplasin nfytere Rames te gjitha maskaralleqet qe po ben

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme