Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Meta për akuzat mbi menaxhimin e pandemisë. Rama bëri një krahasim të numrit të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në Itali me numrin në Shqipëri
“Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!”, shkroi Rama në një postim në Twitter, të hënën.
Ai e akuzoi Metën se nuk di çfarë të thotë dhe ju drejtua me fjalët:
“Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!”.