Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën jashtëparlamentare se me refuzimin e diskutimit për ndryshimet kushtetuese tregon se nuk pranon realitetin.
Në një shënim në Twitter, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Rama thekson se ndryshimet do të votohen në 30 korrik, ashtu si janë miratuar në Këshillin e Legjislacionit në Kuvend, pavarësisht dëshirës së Partisë Demokratike apo LSI-së.