Rama eurokomisionerit: Ndryshimet i miratojmë tani, opinionin e Venecias pas 25 prillit

Nga Exit News
Rama eurokomisionerit: Ndryshimet i miratojmë tani, opinionin e Venecias pas 25 prillit

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën, se pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecia, kuvendi do të rimiratojë sa më parë dhe pa amendime, ndryshimet e Kodit Zgjedhor të5 tetorit.

Gjatë një konferencë për shtyp në Rinas, Rama duke i kthyer përgjigje eurokomisionerit Verhelyi, u shpreh:

“E kam sqaruar dhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, pa dorashka se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë sepse kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta që ka qëllim të sabotojë këtë proces.”

Rama tha se opinioni i Venecias do të diskutohet dhe nëse parashikon ndonjë ndryshim të Kodit, mund të adresohet pas 25 prillit:

“Ai opinion do diskutohet me të gjitha forcat politike dhe do mbetet për të adresuar çfarëdolloj çështje që mund të dalë përtej 25 prilli. Nuk kemi kohë për të humbur dhe për t’iu futur një aventure.”

Rama e quajti kërkesën nga ana e Metës për opinionin e Venecias si “përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>