Aeroporti i Kukësit liçencohet më 17 qershor

Nga Exit News
Aeroporti i Kukësit liçencohet më 17 qershor

Kryeministri Rama, në takimin e së dielës në Tropojë, njoftoi se aeroporti i Kukësit do të certifikohet më 17 qershor, si aeroport ndërkombëtar. Deri atëherë ky aeroport do të funksionojë vetëm për fluturime brenda vendit.

“…Premtim i pambajtur, se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë. Shpjego sa të duash që duhen 50-60 ditë pas një aeroport bëhet operacional, të bëhet procesi i publikimit dhe të miratohet si aeroport ndërkombëtar,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se aeroporti do të funksionojë për fluturimet me kosto të ulët:

Tani aeroporti më 17 qershor hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare, deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do jeni lidhur, janë disa kompani, me kosto të ulët”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>