Rama i premtoi 1 mijë euro shpërblim, i jep vetëm 40, mjekët në protestë

Nga Exit News
Rama i premtoi 1 mijë euro shpërblim, i jep vetëm 40, mjekët në protestë

Stafi mjekësor i Urgjencës Lezhë ka protestuar sot pasi qeveria nuk i ka dhënë shpërblimin e premtuar prej 1 mijë eurosh në punë, si luftëtarët në vijë të parë kundër Covid-19.

Të mbledhur përpara Urgjencës, ata thanë se Drejtoria e Spitaleve i ka lajmëruar se shpërblimi do të jetë vetëm 5 mijë lekë, rreth 40 euro.

Të revoltuar mjekët thanë se nuk është e drejtë të vlerësohen kështu, pasi kryeministri Rama ka premtuar shpërblim financiar 1 mijë euro në muaj për mjekët e infermierët dhe 500 euro në muaj për sanitarët, shoferët dhe gjithë stafin ndihmës.

Stafi mjekësor i Urgjencës thanë se kanë vendosur të refuzojnë të marrin shpërblimin prej 5 mijë lekësh dhe do ta dërgojnë këtë shumë në ndihmë në familjeve në nevojë.

Ata u shprehën se kanë shërbyer dhe do të vazhdojnë t’i shërbejnë me përulësi qytetarëve të Lezhës dhe të gjith pacintëve me Covid-19, pavarëisht mosvlerësimin të qeverisë.

Më 10 mars 2020, Kryeministri Rama, gjatë një mbledhje qeverie, njoftoi shpërblimet financiare për të gjithë mjekët, infermierët e sanitarët që po përballen direkt me rastet me koronavirus:

“Do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj deri në përfundim e epidemisë mjekët dhe infermierët, ndërsa sanitarët dhe shoferët 500 euro plus.”

Në VKM parashikohet, shpërblimi prej 1 mijë eurosh “për personelin mjekësor, specialistë të shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor të personave të prekur nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19” dhe shpërlimin prej 500 eurosh për “për personelin mbështetës, i angazhuar në institucionet ku trajtohen personat e prekur nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19”, duke përjashtuar kështu spitalet e rretheve”.

Por mjekët e Urgjencës së Lezhës u shprehën sot se dhe ata janë të rrezikuar dhe duhet të konsiderohen si në brenzin e parë të luftës, pasi çdo ditë përplasen me dhjetra pacientë që mund të jenë me Covid-19. Madje nuk kanë as të gjitha masat mbrojtëse duke vënë në rrezik çdo ditë shëndetin e tyre.

Vlen të theksohet se dhjetra mjekë në spitalet e DurrësitFierit, Korçës, Lushnjes e Lezhës kanë pasur kontakte me pacientë të infektuar, e madje disa prej tyre janë prekur nga Covid-19.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>