
Kryeministri Edi Rama dekalroi se i takon KQZ-së së re për të vendosur në lidhje me votën e emigrantëve.
Në një deklaratë për mediat ai pohoi se është humbur shumë kohë për këtë si dhe për identifikimin biometrik.
“Së pari i takon tani kryekomisionerit dhe strukturës së sapozgjedhur të administratës zgjedhore të bëjë gjykimet dhe të propozojë lidhur me çështjen e votës së emigrantëve. Është humbur shumë kohë për këtë si për identifikimin biometrik që shpresoj të realizohet por eksperienca e mëparshme ka treguar se duhet kohë.”