Rama inspekton stadiumin kombëtar: Vaksinimi të nisë sa më shpejt

Nga Exit News
Rama inspekton stadiumin kombëtar: Vaksinimi të nisë sa më shpejt

Kryeministri Edi Rama inspektoi të hënën stadiumin Air Albania së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Stadiumi do të shërbejë si qendra e parë e vaksinimit. Gjatë fjalës së tij Rama tha se qeveria synon që të nis më parë vaksinimin.

Më herët Rama deklaroi se është dakordësuar me kompaninë Pfizer që vaksinimi të nis në javën e tretë të janarit, ndërsa të hënën ai tha se po punohet që të nis më herët.

“Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi më 1 Janar se 10750 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 do të vijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit.

30250 doza të tjera do vijnë në shkurt, tha Rama dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>