Rama ironizon Berishën dhe porosit deputetët të mos kalojnë ‘cakun etik’

Nga Exit News
Rama ironizon Berishën dhe porosit deputetët të mos kalojnë ‘cakun etik’

Rama shigjetoi ish-kryeministrin Berisha gjatë takimit me deputetët e zgjedhur të PD duke e quajtur “dhëmballë të prishur”, ndërsa të tijët i paralajmëroi të ruajnë etikën gjatë mandatit të tretë.

“Kush do ta kalojë cakun etik në raport me kundërshtarët tanë duke rënë pre e provokimeve të tyre do jetë një shqetësim për grupin dhe mua”, tha Rama.

Por gjatë fjalimit me porosi për socialistët, Rama nuk la pa komentuar PD duke shtuar se dora e bashkëpunimit pa kushte do të mbetet i hapur.

“PD do vijë në Kuvend me një dhëmballë të prishur që nuk ka ndërmend ta shkulë”, tha Rama duke iu referuar vendimit të Berishës për mos t’u tërhequr nga mandati i deputetit pavarësisht shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA.

Pavarësisht porosive për etikën, Rama ofendoi për pamjen fizike kundërshtarët politikë gjatë fushatë zgjedhore në prill në një shfaqje ku komentonte fotot e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>