![WhatsApp Image at Rama ironizon Metën me rastin bullgar: Edhe pse rradha shkoi 10 kilometër, presidenti bullgar nuk fajësoi qeverinë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Image-2020-07-28-at-15.03.11.jpeg)
Kryeministri Edi Rama pohoi se edhe pse rradha në doganën e Kulatas në Greqi, kufi me Bullgarinë shkoi në 10 kilometra, presidenti bullgar nuk fajësoi qeverinë.
Duke ironizuar presidentin Meta, Rama shkruan në Twitter:
“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”
Më herët, Rama i konsideroi akuzat e presidentit Meta si sebep të rradhës.