Rama ironizon programin e PD-së

Nga Exit News
Rama ironizon programin e PD-së

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar programin ekonomik të PD-së. Përmes një postimi në Twitter, Rama e krahason atë me tramvajin e premtuar nga kreu i PD-së Basha në 2011:

“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël”

Ai e konsideroi realizimin e këtij programi të pamundur.

Partia Demokratike prezantoi të enjten programin e saj ekonomik. Nën sloganin “Shqipëria fiton”, kreu i PD-së, Basha premtoi sa më poshtë:

— Hapjen e minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët.

— Rritjen e pagës minimale në 36 mijë lek të reja në muaj.

— Uljen e taksave mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh.

— Vendosjen e taksës 9% të fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja.

— Uljen e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%.

— Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5% e xhiros.

— Anullimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin.

— Rritjen e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit.

— Mbulimin e shpenzimeve arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

– Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës.

— 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim, çdo vit të qeverisjes së PD-së.

— 100 milionë euro mbështetje direkte për bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale.

— Dyfishimin e të ardhurave për frymë.

— Zhdukjen e varfërisë ekstreme.

— Dyfishimin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.

— Uljen, brenda mandatit të parë me 50% të varfërisë dhe përmirësimin e të gjithë treguesit e varfërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>