Rama ironizon programin ekonomik të PD-së: Program pa shtyllë e bosht si Basha

Nga Exit News
Rama ironizon programin ekonomik të PD-së: Program pa shtyllë e bosht si Basha

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar programin ekonomik të PD-së pa bosht e shtyllë.

Gjatë një komunikimi me gazetarët të martën, Rama deklaroi se ky program ka karakterin e liderit që e ka hartuar.

“Në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore, por sidoqoftë vlen në parim them që t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona.”

Rama pohoi se taksa e sheshtë 9 përqind e propozuar nga Basha është taksë për të pasurit. Ai shtoi se taksa progresiste që qeveria e tij zbaton është e ndershme dhe e drejtë për të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror qoftë në aspekti ne të ardhurave për individët dhe për shtetin.“

Në lidhje me programin e PS, Rama njoftoi se do të ketë një platformë, e cila do të quhet ‘Shqipëria 2030’. Ai pohoi se kjo nuk do të jetë thjesht një program elektoral por një program me vizion për vitet në vijim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>