Rama iu premton durrsakëve apartamentet më të bukura, ujë 24 orë dhe marinë si e Dubait

Nga Exit News
Rama iu premton durrsakëve apartamentet më të bukura, ujë 24 orë dhe marinë si e Dubait

Në takimin e fundit të fushatës zgjedhore në Durrës, kryeministri Rama premtoi se do të bëjë në 4 vitet e ardhshme për këtë qytet aq punë sa nuk janë bërë në 100 vitet e fundit.

Rama foli para qytetarëve për rindërtimin duke vlerësuar procesin e ndjekur deri tani nga qeveria e tij.

Në fund të rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti, Rama iu premtoi qytetarëve se do të kenë apartamentet më të bukura në Shqipëri dhe lagje si në Europën perëndimore.

“Do të keni jo vetëm apartamentin, por edhe një lagje si në Evropë, me kopshte, shkolla, parqe dhe vende parkimi. E di që kjo do kohë dhe punë, por ne nuk kemi lënë askënd rrugëve dhe në çadër. Ata që rrinë në çadër duan vetë të qëndrojnë aty, pasi e marrin bonusin e qirasë muaj për muaj. Banesat e reja do të jenë apartamentet më të bukura të Durrësit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek investimet në Durrës, ku veçoi transformimin e portit të qytetit.

“Durrësi do të bëhet Dubai i Mesdheut. Marina e Durrësit do të jetë e binjakëzuar ma marinën e Dubait. Kur të shikojnë çfarë ushqimesh kemi ne, mish të freskët, do i thonë Nusretit, nuk duam më me të parë me sy” deklaroi Rama.

Një nga investimet e tjera në Durrës që kryeministri preku është ekoparku që pritet të përfundojë ndërtimin në Porto Romano.

Sipas Ramës ai do të jetë ekoparku më i bukur në Ballkan dhe që do të zëvendësojë fushën e plehërave që ishte aty më parë.

Kryeministri premtoi edhe ujë 24 orë për durrsakët pasi tha se ky është një proces që ka nisur dhe është për t’u mbaruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>