Rama: Jam këtu për emrin tim

Nga Exit News
Rama: Jam këtu për emrin tim

Në mbyllje të fjalimit të tij të parë të fushatës zgjedhore, kryeministri Rama tha se ështtë në garë për mandatin e tretë qeverisës për emrin dhe kujtimin që do t’i lërë fëmijëve të tij.

“Padiskutim që nuk jam i rënë nga qielli, padiskutim që kam më shumë të meta se c’kam. Por një gjë është e sigurt, unë jam ktu me ju jo për vete por për emrin tim, për trashëgiminë më të rëndësishme që një baba u lë fëmijëve, kujtimin e tij. Për të nderuar të gjithë ata para meje, qofshin të një gjaku si shqiptarë, qofshin të këtij brezi apo të disa brezave.”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi Partinë Socialiste si të vetmen forcë politike që mund të ndryshojë për mirë Shqipërinë.

“Janë ata që janë ndryshe nga të tjerët që bëjnë diferencën. Unë jam këtu me PS për ta ndryshuar me sezbën këtë vend. Për të treguar që ky vend bëhet, për të treguar që puna vlen dhe se është puna ajo që lë ato që mbeten. Përtej modestisë, më të mirë se ne nuk ka. Ne jemi e vetjma e mirë që ka Shqipëria në politikë. PS në 25 prill do të realizojë objektivat e saj dhe do të marrë mandatin e tretë. Të gjithë ne do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme më shumë se në të gjitha vitet e tjera sëbashku”, deklaroi Rama.

Rama theksoi se në mandatin e tretë do të rritet në 40 mijë lekë paga minimale dhe do t’i hiqet taksa mbi të ardhurat atyre që marrin 40 mijë lekë.

Kryeministri solli në vëmendje premtimet për projekte të mëdha infrastukturore si 3 aeroporte dhe 4 porte.

Për turizmi, Rama tha se objektivi do të jetë ardhja e 10 milionë turistëve ndërsa për arsimin, ai theksoi se do t’i jepet fund mësimit me dy turne.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>