Rama: Jemi në komunikim me palën greke për për lehtësimin e procedurave në kufi

Nga Exit News
Rama: Jemi në komunikim me palën greke për për lehtësimin e procedurave në kufi

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është në komunikim me palën greke  për lehtësimin e procedurave në kufi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se procedurat janë të njëjta si për qytetarët shqiptarë ashtu dhe për ata grek.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!”

Rama shtoi se Forcat e Armatosura po ofrojnë ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare ndaj qytetarëve.

Prej dy ditësh qytetarët janë në rradhë për të kaluar kufirin. Rradha e krijuar është 10 kilometra.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>