Kryeministri Edi Rama tha të martën, në një takim në Durrës, se qeveria ua ka paguar bonusin e qirasë të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti, por sipas tij ata që qëndrojnë në çadra kanë zgjedhur vetë kështu.
Sipas tij “është e tyre për të jetuar në çadra, sepse kanë gjënë e gjallë, e kanë qytetin larg, ata marrin një për një bonusin e qirasë”.
“Ne kemi pasur në momentet e parë në çadra 11.200 familje, sot në çadër ne kemi 693 familje. 683 ata që janë në çadër sot marrin çdo muaj bonusin e qirasë”, tha Rama.
Për ndihmat e marra nga konferenca e donatorëve, Rama tha se ato janë dhuratë dhe nuk i kanë kaluar buxhetit të shtetit.
Ai tha se investimet që do të bëhen me ato para do te menaxhohen nga vetë shtet që i dhuruan.
Rama tha se BE do të ndërtojë pjesën tjetër të shkollave dhe shtoi se “BE ka dhënë 100 mln euro, nga të cilat një pjesë janë për shkollat dhe të tjerat nga trashëgimitë kulturore”.