Kryeministri Edi Rama pohoi të hënën se mund të kandidojë në Vlorë si deputet. Pyetjes së gazetarëve se kur do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit, Rama iu përgjigj:
“Ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”
Deklarata e tij erdhi pas mbledhjes me krerët e qarqeve në kuadër të organizimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në zgjedhjet e 2017, Rama kandidoi në qarkun e Vlorës.