Rama kërcënon ndërtuesit pa leje në bregdet tre herë brenda muajit

Nga Exit News
Rama kërcënon ndërtuesit pa leje në bregdet tre herë brenda muajit

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Shëngjin, kërcënoi me ndërshkime penale pronarët e ndërtimeve pa leje në bregdet, prishja e të cilave do të fillojë javën e ardhshme.

Unë dëshiroj nga sot, këtu, të jap një mesazh shumë të qartë për të gjithë ata cënues të kësaj pasurie, të tërhiqen tani, për të filluar të hequr atë që kanë bërë. Në cdo lloj situate që do të jetë ndërtesa, do të shembet, madje do të ketë edhe pasoja,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se pronarët do të duhet t’i pastrojnë vetë inertet, përndryshe do të përballen me pasoja të tjera.

Duke e emërtuar operacionin me llagamin propagandistik “Bregdeti im”, Rama paralajmëroi se do të ndëshkohej gjithë zinxhiri i personave të përfshirë në paligjshmëri.

E dyta, unë dua t’ua bëj shumë të qartë gjithë zinxhirit që përfshihet në këto ndërtime, që nga punëtorët e thjeshtë, që me Kodin Penal janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Të gjithë do të ndalohen e penalizohen,” deklaroi Rama.

Kjo është dalja e tretë mediatike e kryeministrit brenda muajit, ku ai kërcënon ndërshkim të personave që ndërtojnë pa leje.

Ndërkohë, edhe në daljen e para dy javëve Rama njoftoi për fillimin e prishjeve të ndërtimeve në bregdet “nga Velipoja në Ksamil”, duke thënë se operacioni duhej të mbyllej para verës.

Ndërsa me daljen e sotme, fillimi i operacionit të prishjeve u shty për të hënën e ardhshme, 7 qershor.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>