Ndaj pothuaj të gjitha skandaleve të viteve të fundit ku janë denoncuar përfshirja në krim, shkelje ligji dhe korrupsionin të deputetëve dhe ministrave socialistë, Kryeministri Rama ka pasur vetëm një reagim: të miratojë ligjin anti-shpifje dhe të dënojë ata që shpifin, qofshin këta gazetarë, policë apo qytetarë të thjeshtë.
Kur Dritan Zagani në 2015, denoncoi lidhjet e ish-ministrit Tahiri me Habilajt, Kryeministri Rama tha se do të miratonte një paketë ligjore anti-shpifje për të dënuar të gjithë ata që “shpifin” ndaj ministrave e deputetëve; kur gazetari Jetmir Olldashi dënoncoi përfshirjen në trafikun e drogës të vëllait të ministrit Xhafaj, Kryeministri Rama kërcënoi se do të fuste në burg për shpifje gazetarin, – gjë që po e bën ditët e fundit; dhe në shtator kur nën-komisari Emiljano Nuhu denoncoi rastin e Balla-Rraja-Maloku, Kryeministri Rama e rizgjoi paketën anti-shpifje.
Ndërkohë që në Shqipëri Kryeminsitri Rama po harton paketën anti-shpifje, në Bashkimin Evropian, Komisioni Evropian po propozon një ligj për “mbrojtjen e sinjalizuesve” të cilët denoncojnë krimin, shkeljen e ligjit dhe korrupsionin.
Sipas njoftimit për shtyp të BE-së, sinjalizuesit “ndihmojën në zbulimin, hetimin dhe dënimin e abuzuesve me ligjet e BE-së”. Ato luajnë një rol të rëndësishëm duke ndihmuar gazetarët dhe shtypin e lirë të luajnë rolin e tyre bazë në demokracitë tona. Për këtë sinjalizuesit kanë nevojë për mbrojtjen e duhur kundër intimidimit dhe ose kërcënimit.
Qytetarët, të cilët zbulojnë aktivitetet të paligjshme, nuk duhet të dënohen si pasojë e veprimeve të tyre. Por në të vërtet, siç po ndodh dhe në Shiqpëri, shumë prej atyre që denoncojnë e paguajnë me punën e tyre, me reputacionin e tyre ose edhe me shëndetin e tyre.
Mbrojtja e sinjalizuesve do të thotë të ruash lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, dhe është thelbësore për të mbrojtur zbatimin e ligjit dhe demokracinë në Evropë.
Në lidhje me ligjin e ri u shpreh edhe Zëvendës Presidenti i Parë i Komisionit Evropian Frans Timmermans, i cili tha se: “Shumë nga skandalet e kohëve të fundit nuk do të ishin zbuluar asnjëherë nëse personat brenda tyre nuk do të kishin pasur kurajon të flisnin hapur. Por ato që e bënë morën një rrezik shumë të madh. Pra, nëse ne mbrojmë më mirë,[…], ne mund të zbulojmë dhe parandalojmë dëmin ndaj interest publik si vjedhje, korrupsion, evazion fiskal, apo dëmtim të shëndetit të qytetarëve dhe të mjedisit. Nuk duhet të ketë asnjë dënim për gjënë e drejtë. Gjithashtu, ky propozim mbron edhe ato të cilët shërbëjnë si burime për gazetarinë investigative, që ndihmon për të garantuar se liria e fjalës dhe liria e medias janë të mbrojtura në Europë.”
Gjithashtu edhe Vera Jurova, Komisionerja për Drejtësi u shpreh se: “Rregullat e reja për mbrojtjen e sinjalizuesve do të jenë një ndryshim i madh loje. Në botën e globalizimit ku tundimi për të maksimizuar fitimet shpesh në kurriz të ligjit është i vërtetë, ne duhet të mbështesim njerëzit të cilët janë gati të marrin rreziqe për të zbuluar shkelje të rënda të ligjeve të BE-së. Ne ia kemi borxh qytetarëve të ndershëm të Evropës”.