Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të hipotekës, vijnë përgjigjet e para

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të hipotekës, vijnë përgjigjet e para

Duket se platforma e bashkë-qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama me qytetarët po vazhdon të japë rezultate: grupi i radhës që Edi Rama po godet janë drejtorët vendorë të zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (Hipoteka).

Gjatë një takimi me drejtorët vendorë të hipotekës, Zoti Rama i akuzoi ata se kanë shkelur afatet e kanë shpërfillur qytetarët, dhe i kërkoi drejtorëve të jepnin dorëheqjen brenda 24 orëve:

“Domethënë të jesh përgjigjur në afat ligjor 3 për qind të kërkesave unë nuk e di se çfarë duhet më. Kush e ka të drejtën t’i shkelë qytetarëve të drejtën e tyre për afatet ligjore? Janë detyruese. Tallje kolektive ndaj njerëzve. Ta marrin këtë vendim me dinjitet. Nuk jeni për këtë punë, ikni që tani. Të gjithëve komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orësh.”

Në përpjekje për të mbuluar faktin se qeveria e tij ka qenë përgjegjëse për katër vjet të “torturimit” të njerëzve, duke krijuar procedura pafund për të marrë titujt e pronësisë ose për të legalizuar shtëpitë e tyre, tani duket se Kryeministri Rama po sakrifikon një shtresë të tërë zyrtarësh për të kënaqur ndjekësit e tij të zemëruar në Facebook.

Pak orë pas deklaratës së Kryeministrit Rama kanë ardhur dorëheqjet e parë: drejtorët e hipotekës në Gjirokastër, Fier e Shkodër kanë dhënë dorëheqjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>