Rama kërkon lejimin e lëvizjes në BE të qytetarëve të vaksinuar me vaksina lindore

Nga Exit News
Rama kërkon lejimin e lëvizjes në BE të qytetarëve të vaksinuar me vaksina lindore

Kryeministri Edi Rama i kërkoi ministrit gjerman të Evropës që BE të mos i ndalojë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të lëvizin lirisht në BE, gjatë verës, pavarësisht llojeve të ndryshme të vaksinave.

“Ndarja e Balkanit në ata me vaksinë përëndimore dhe ata lindore. Unë shpresoj të mos ndodhë kështu dhe të na ndhmoni ta përcojmë këtë mesazh. Nuk ka arsye pse të ndahen njerezit në katEgori kur bëhet fjalë për lirinë e lëvizjes së lirë”, u shpreh Rama në konferencën e përbashkët për shtyp, me ministrin gjerman Roth, në Tiranë, të enjten.

BE ka vendosur hapjen e kufijve për turizëm për personat e vaksinuar me vaksina të miratuara nga BE, të tilla si Astra Zeneca dhe Pfizer.

Shqipëria ka përdorur për vaksinimin e popullsisë edhe vaksinën kineze Sinovac, dhe atë ruse Sputnik V. Këto dy vaksina ende nuk janë miratuar për përdorim në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>