Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetin Facebook, bëri me dije se ai dhe delegacioni që e shoqëron, u takua të enjten me sipërmarrës turq, me qëllim prezantimin e një sërë projektesh.
Komenti sugjeron se kryeminsitri po përpiqet të bind investitorët turq të financojnë në vend.
Rama përmend disa projekte, të cilat kanë qënë në qendër të bisedimeve:
– ndërtimi i një fabrike vaksinash, të cilën ai e ka përmenduar pas vizitës së fundit në Turqi;
– Teknopark Albania, të cilën e përshkruan si “një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor”, që do të krijojë vende pune për të rinjtë;
– kontrollin e territorit përmes teknologjisë, duke shfrytëzuar “dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma”;
– si dhe projekte infrastrukturore.
Qeveria shqiptare më herët firmosi marrëveshjen për ndërtimin e një kampusi të ri universitar me bashkëpunimin e Universiteti Teknik të Stambollit.